Sport
Pioli jep lajmin e keq para sfidës me Lazion
Demokracia
16:44 | 23 Prill 2022

Share:

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes delikate që skuadra e tij do të luajë të dielën në mbrëmje në fushën e Lazios.

Në lidhje me arbitrat: “Gabimet e arbitrave kompensohen? Për të qenë kështu në pesë ndeshjet e fundit duhet të ndodhë diçka që nuk ka ndodhur deri tani”, ka thënë trajneri i kuqezinjve.

“Kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje nga fundi jemi në luftë për titullin dhe jemi të përqendruar, të motivuar dhe gati. Jemi të vetëdijshëm për forcën tonë.

“Është momenti më entuziazmues. Ibrahimovic do të udhëtojë me ne drejt Romës, ashtu si Rebic. Lajmi i keq është se do të mungojë Bennacer, ka marrë një goditje në kavilje në derbi.

Në lidhje me mundësinë e shitjes së Milan-it: “Jemi përballë një momenti të rëndësishëm në kampionat, me një klub që është gjithmonë i pranishëm. E tashmja është solide, për të ardhmen nuk duhet të pyetem unë”.

Të ngjashme