Sport
Barça e Reali? Kimmich: Fillimisht do të flas me Bayernin
Demokracia
15:51 | 29 Prill 2024

Share:

Joshua Kimmich e ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin spanjoll “AS” para përballjes së dyfishtë me Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori gjerman është bërë objektiv i “Los Blancos” dhe i Barcelonës, ndërsa në konferencë për shtyp u pyet pikërisht për këtë çështje.

Megjithatë, ai u tregua diplomat dhe i kujdesshëm e i matur në përgjigje, shkruan “Gazeta Express”.

“Dua të flas me Bayernin dhe derisa të ndodh, nuk do të shkoj dhe t’i them shtypit”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi gjerman.

“Zërat rreth Barçës dhe Realit? Nuk po e mendoj këtë, siç e kam thënë, fillimisht do të flas me Bayenin. Është e qartë se janë dy klube fantastike, me një histori të jashtëzakonshme”, deklaroi Kimmich.

Ai foli edhe për ballafaqimin e nesërm me Real Madridin, ndërsa nuk e fshehu dëshirën për t’i eliminuar “Los Blancos” dhe për të shkuar në finale të Championsit.

“Nuk është një hakmarrje e vitit 2018 pasi sot skuadrat janë totalisht ndryshe. Sa herë që e sheh Real Madridin në Ligën e Kampionëve e sheh mentalitetin dhe kualitetin e tyre. Shumë talent dhe eksperiencë e pastër. Leipzigu në duelin e dyfishtë ka qenë ndoshta skuadër me e mirë se ta, por në fund…”, nënvizoi tutje Kimmich.

Të ngjashme