Lajme
Scholz edhe më i prerë me Kurtin: Hapa drejt Asociacionit për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës
Demokracia
16:17 | 29 Prill 2024

Share:

Hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ky ishte mesazhi i prerë që Kancelari Federal i Gjermanisë, Olaf Scholz, ia kumtoi Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas komunikatës për media të lëshuar nga kancelaria gjermane.

Olaf Scholz nënvizoi rëndësinë e hapave konkretë nga autoritetet e Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, edhe në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, thuhet në komunikatën për media.

Të ngjashme