Lajme
“Picë-përmbysësi” | Armend Muja s’tregon nëse e hëngri picën e Bekim Haxhiut sa ishte në paraburgim
Demokracia
15:38 | 26 Prill 2023

Share:

Një picë e ngrënë para shumë vitesh në paraburgim nga deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, është “nxehur” sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Pica që pretendohet se i është dërguar në paraburgim Armend Mujës nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka qenë një prej temave më të përfolura sot në Kuvend, shkruan Demokracia.com.

Shumë burra “të mëdhenj” sot u sillën dhe u pështillen rreth asaj pice.

Armend Muja u detyrua të dalë në foltore, por nuk tregoi nëse e ka ngrënë picën e Bekim Haxhiut.

“Në Kuvend u bën ca pretendime të pavërteta. E para, unë s’e njoh as Ferat Shalën, as Bekim Haxhiun. Kurrë në jetë s’i kam taku, veç qitu në Kuvend. Është e vërtetë, në një kohë jam akuzu, por s’e kontrollojmë dot, ne mund të kontrollojmë veprimet tona. Çfarë mund të bëjmë është që t’ia lëmë procesit te drejtësisë, procesi i drejtësisë në 12 pika ka pas shpallje të pafajshëm”, tha ai.

Pas tij, foli edhe njëherë deputeti Haxhiu. Ai e quajti ‘bukëpërmbyses” Mujën.

“Zoti Muja as më shumë, as më pak ajo që ka qenë e kam thënë. Mundesh me qenë bukëpërmyses, mundesh mi përdor emrat e kushërinjve, por lënda jote është parashkruar, nuk je liruar i pafajshëm. As nuk të fajësova, as nuk të akuzova. E kam bërë për hir të familjes. Besoj se kam bërë mirë. Po nëse don të kallxoj edhe kush ta ka pru picën”, tha Haxhiu. /Demokracia.com/

Të ngjashme