Arte
Pesë filmat më të mirë të vitit 2021
Demokracia
14:08 | 15 Janar 2021

Share:

Ka shumë arsye pse viti 2021 dhe vaksina kundër  pandemisë duken si një fillim i ri për të gjithë.

Në krye të listës së gjërave të mira, sigurisht, është ideja që njerëzit të jenë të shëndetshëm dhe të kenë një fillim më të mirë, pas një viti të gjatë dhe mjaft të vështirë. Por nëse vazhdoni poshtë në këtë listë, do të mbërrini tek diçka që pëlqejmë të gjithë; lista e filmave të rinj.

Me publikimet nga Wes Anderson, Steven Spielberg, Marvel dhe James Bond – 2021-ta do të jetë një vit masiv për filmin. Le të mbajmë maskat dhe gishtat kryqëzuar që do të kthehemi sërish në kinema për të shikuar filma.

Kështu po ju tregojmë 5 prej filmave më të mirë që do të dalin këtë vit :

1.Nomadland (19 Shkurt)

2.Raya and the Last Dragon (12 Mars)

3.No Time to Die (2 Prill)

4.A Quiet Place : Part II (23 Prill)

5.Black Widow (7 Maj)

Të ngjashme