Lajme
Personi që u plagos në Kodrën e Trimave po qëndron në QKUK nën sigurimin e policisë
Demokracia
08:53 | 09 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Bajram Babiqi, i cili u plagos nga polici të dielën në Vranjevc të Prishtinës, pasi paraprakisht ka kanosur me armë policët, po trajtohet në QKUK dhe ndodhet nën sigurimin e policisë.

Në raportin e Policisë thuhet se plagosja e tij ndodhi kur policia po bastiste shtëpinë e tij, sepse i njëjti dyshohej që një natë më parë kishte shtënë me kallash, përcjell Demokracia.com.

Si dëshmi materiale janë sekuestruar: pesë pistoleta, një AK-47, 694 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 58 gëzhoja dhe 4 predha.

“SHKAKTIM I  RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM & IMPORTI, EKSPORTI, FURNIZIMI, TRANSPORTIMI, NDËRMJETËSIMI, SHITJE E PAAUTORIZUAR E ARMËVE, ARMËMBAJTJE PA LEJE /Prishtinë 08.05.2022-09:10.  Pas disa të shtënave me armë zjarri të raportuar më parë, policia me autorizimin e Prokurorit të Shtetit , ka bërë kontrollimin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit mashkull kosovar. I dyshuari ka kanosur me armë zjarri zyrtarët policorë duke ua kanosur jetën drejtpërdrejtë, me ç’ rast në vetmbrojtje dhe për të vënë situatën nën kontrollë njëri nga zyrtarët ka përdorur armën ndaj të dyshuarit. Si dëshmi materiale janë sekuestruar : pesë pistoleta, një AK-47, 694 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 58 gëzhoja dhe 4 predha”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë i dyshuari është duke u trajtuar në QKUK dhe nën sigurimin e policisë./Demokracia.com/

LEXO EDHE:

EMRI| Ky është personi që u plagos nga policia, pasi rezistoi në bastisjen e shtëpisë së tij në Prishtinë

EKSKLUZIVE: Policët që e bastisën i gjuajti me armë, plagoset një person në Prishtinë

Flasin për Demokracia.com nga QKUK: I plagosuri u soll gati pa shenja jete, gjendja e tij është shumë e rëndë

 

Të ngjashme