Lajme
EKSKLUZIVE: Policët që e bastisën i gjuajti me armë, plagoset një person në Prishtinë
Demokracia
10:29 | 08 Maj 2022

Share:

Policia e Kosovës sot ka bastisur një shtëpi në Prishtinë, ku ka hasur në rezistencë nga pronari i saj dhe ka pasur gjuajtje me armë në drejtim të tyre.

Kjo ngjarje ka ndodhur sot rreth orës 08:00, pas një operacioni në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë.

Demokracia.com ka mësuar ekskluzivisht se Policia i është kundërpërgjigjur dhe personi (emër i njohur për redaksinë) ka përfunduar i plagosur nga zyrtarët policorë dhe aktualisht është në gjendje të rëndë.

Ky person, siç ka mësuar Demokracia.com, ka gjuajtur mbrëmë me armë dhe me të marrë informacionin, policia ka shkruar për ta bastisur dhe ka hasur në rezistencën e tij.

Në shtëpinë e tij, gjatë bastisjes janë gjetur një arsenal i madh armësh, përfshirë edhe automatik AK-47.

Demokracia.com do t’iu mbajë të informuar me detaje të tjera rreth kësaj ngjarjeje.

 

Të ngjashme