Lajme
Flasin për Demokracia.com nga QKUK: I plagosuri u soll gati pa shenja jete, gjendja e tij është shumë e rëndë
Demokracia
11:35 | 08 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës sot ka bastisur një shtëpi në Prishtinë dhe gjatë bastisjes Demokracia.com ka mësuar se është plagosur Bajram Babiqi.

Mjekja kujdestare në Klinikën Emergjente, Dafina Basholli, ka thënë për Demokracia.com se gjendja e pacientit është shumë e rëndë.

“Personi ka ardhur i plagosur pothuajse pa shenja jete. Pacienti është në gjendje shumë të rendë dhe momentalisht është në sallën e operacionit”, tha Basholli për Demokracia.com.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, në të cilën thuhet se “me të arritur në lokacion-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtareve policor duke ua rrezikuar jetën e tyre. Falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qellim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegeve të tjerë”./Demokracia.com/

LEXO EDHE:

EMRI| Ky është personi që u plagos nga policia, pasi rezistoi në bastisjen e shtëpisë së tij në Prishtinë

Të ngjashme