Lajme
EMRI| Ky është personi që u plagos nga policia, pasi rezistoi në bastisjen e shtëpisë së tij në Prishtinë
Demokracia
10:33 | 08 Maj 2022

Share:

Policia e Kosovës sot ka bastisur një shtëpi në Prishtinë, ku ka hasur në rezistencë nga pronari i saj dhe ka pasur gjuajtje me armë në drejtim të tyre.

Kjo ngjarje ka ndodhur sot rreth orës 08:00, pas një operacioni në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë.

Demokracia.com ka mësuar ekskluzivisht se Policia i është kundërpërgjigjur dhe personi ka përfunduar i plagosur nga zyrtarët policorë.

Ky person, siç ka mësuar Demokracia.com, ka gjuajtur mbrëmë me armë dhe me të marrë informacionin, policia ka shkruar për ta bastisur dhe ka hasur në rezistencën e tij.

Në shtëpinë e tij, gjatë bastisjes janë gjetur një arsenal i madh armësh, përfshirë edhe automatikë AK-47.

Demokracia.com ka mësuar se bëhet fjalë për Bajram Babiqin, i cili tani është në gjendje të rëndë pas plagës që ka marrë dhe është duke u trajtuar në QKUK. /Demokracia.com/

Lexo edhe:

EKSKLUZIVE: Policët që e bastisën i gjuajti me armë, plagoset një person në Prishtinë

Të ngjashme