Auto&Tech
Personazhet e kësaj loje të famshme do të vishen me markën Burrberry
Demokracia
15:30 | 24 Mars 2021

Share:

Marka luksoze e modës Burberry ka dizajnuar veshje për një nga videolojërat më të famshme të Kinës.

Lojtarët mund të blejnë rrobat të njohura si ‘lëkura’ për të zbukuruar karaktere në lojë, transmeton Demokracia.com

Lëkurat e reja – të cilat duken si mantelët me dizajnin karakteristik të Burberry, do të jenë të disponueshme vetëm në territorin e Kinës.

“Duke lejuar klientët tanë kinezë të eksplorojnë produkte virtuale përmes mediumeve të lojërave në internet, ne mund të lidhemi me komunitetet tona në një mënyrë që ndërlidhet vërtetë me ta”, tha Josie Zhang, presidente e Burberry në Kinë.

“Ne duam të fuqizojmë komunitetin tonë për të eksploruar rrethinat e tyre, qoftë online apo jashtë linje.”

Honor of Kings është i ngjashëm me titujt e njohur në Perëndim si League of Legends ose Dota 2 – dhe loja e Tencent, e cila ka më shumë se 100 milion përdorues aktivë të përditshëm në të gjithë botën./Demokracia.com

Të ngjashme