Lajme
Përplasja | Kurti këmbëngulë se në marrëveshjen që ka pranuar ka njohje de-facto nga Serbia, Bislimi thotë se hoqëm dorë
Demokracia
09:40 | 15 Shtator 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministri, Besnik Bisilimi, janë përplasur lidhur me përmbajtjen e saktë të Marrëveshjes Bazë të Brukselit (27 shkurt 2023) dhe Aneksit të Ohrit (18 mars 2023).

Derisa Kurti vazhdon të këmbëgulë se me këto marrëveshje Serbia e njeh de-facto Kosovën, kështu nuk mendon zëvendësi i tij në Qeveri, Besnik Bislimi, i cili ka zbuluar së pala kosovare e udhëhequr nga Kurti ka hequr dorë nga kjo njohje dhe se ky ishte një lëshim i madh.

Të enjten e 14 shtatorit 2023, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për mediat menjëherë pas takimit të radhës në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nga ku ka deklaruar se Marrëveshja Bazë është njohje de-facto e Kosovës nga Serbia.

“… cilido student i fakultetit juridik, kudo në botë kur ta lexon Marrëveshjen Bazike thotë se jo është njohje reciproke de facto, e kemi preambulën, nenet e para dhe askund nuk e gjen Asociaiconin e Komunave me Shumicë Serbe, duhej të shoh se cilat janë marrëveshjet e Brukselit të cilat iu referohet neni 10 të di se qenkan obligime paraprake. Por kjo marrëveshje është e qartë se është njohje de facto dhe tash ta anashkalosh këtë esencë të kësaj marrëveshje dhe këtë prioritizim të gjërave aty dhe ta vendosësh ASK-në si parakusht thua se jemi në vitin 2013 është në kundërshtim me vetë marrëveshjen bazike që e kemi pranuar dhe e kemi lansuar”, tha Kurti.

Por, mundësia e njohjes së shtetit të Kosovës nga Serbia është humbur nga Kurti në Marrëveshjen Bazë të Brukselit (27 shkurt 2023) dhe me pjesën integrale të saj, Aneksin e Ohrit (18 mars 2023). Zëvendësi i Kurtit në Qeveri, Besnik Bislimi, ka zbuluar për mediet serbe se në këto marrëveshje “nuk ka njohje formale dhe ky ishte një lëshim i madh i Kosovës”.

“Serbia u pajtua me tekstin e Marrëveshjes dhe zbatimi i plotë i saj na çon në një situatë të re dhe më stabile se sa është tani. Me marrëveshjen bazë (27 shkurt), Serbia u pajtua që ta trajtojë Kosovën si një anëtare sovrane të barabartë, të njohë integritetin tonë territorial, të mbajë marrëdhënie normale si me të gjithë fqinjët e tjerë dhe të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ne e kuptojmë se nuk ka njohje formale dhe ky ishte një lëshim i madh i Kosovës”, ka thënë Bislimi më 9 shtator 2023.

Lexo më shumë:

Bislimi për Marrëveshjen e Ohrit: S’ka njohje formale, lëshim i madh i Kosovës

Tashmë dialogu me Serbinë është i përqëndruar ekskluzivisht në tema për çështje të brendshme të Republikës së Kosovës, siç është ndërprerja e mandatit të parakohshëm të katër kryetarëve dhe jo në orientimin e tij drejt njohjes së shtetit të Kosovës nga Serbia.

Lexo më shumë:

Si e humbi Kurti njohjen nga Serbia? | Kurti zhvlerësoi dialogun, nga kërkesa ndërkombëtare për njohje ai kaloi në diskutime për çështje të brendshme të Kosovës

 

Nuk janë të rralla rastet e përplasjes së qëndrimeve të Kurtit me ministrat e tij. Vetëm para disa ditësh, një të tillë Kurti e kishte edhe me Ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, lidhur me Nikolla Radomiroviq. Për Kurtin, ai bënë pjesë në listën e anëtarëve të organizatave kriminale serbe që funksionojnë ilegalisht në veriun e Republikës së Kosovës. Por, për ministrin e tij, Xhelal Sveçlën, ai nuk është i tillë, por një person që “vazhdimisht i ka rezistuar presionit të Beogradit”.

Lexo më gjerësisht:

“Përplasja” Kurti – Sveçla për Nikollën | Njëri e listonte në organizatat kriminale kundër shtetit të Kosovës, tjetri si rezistues i presionit të Beogradit dhe bandave të tij

Të ngjashme