Sport
Përfundon xhiro e 16-të në Ligën e Parë, rezultatet dhe renditja tabelare në dy grupet
Demokracia
17:14 | 26 Shkurt 2023

Share:

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 16-të në dy grupet e Ligës së Parë.

Lideri aktual i Grupit A, Feronikeli ka mposhtu Rahovecin me rezultat minimal 1-0, teksa me të njëjtin rezultat kanë triumfuar edhe Drenasi dhe Phoenix ndaj A&N respektivisht Lirisë.

Vëllaznimi ka pësuar një tjetër humbje pasi para adhuruesve të vet është mposhtur nga Istogu 1-2, ndërkohë Trepça e Rilindja u ndanë në paqe duke luajtur baras 1-1.

Rezultatet dhe tabela:

Sfida interesante janë zhvilluar këtë javë edhe në Grupin B, ku lideri aktual Fushë Kosova e ka mposhtur Vjosën me rezultat 2-1.

Fitore ka marrë edhe Ulpiana në derbin lokal ndaj Arbërisë 1-3, teksa Vushtrria ka mposhtur Kikën 2-0.

Ramiz Sadiku arriti fitore komode 2-0 ndaj Vllaznisë, derisa dueli tjetër në kryeyqtet mes dy skuadrave prishtinase Flamurtarit e 2 Korrikut u mbyll baras 1-1.

Rezultatet dhe tabela:

Të ngjashme