Sport
Edon Zhegrova realizoi gol “alla Messi” kundër Lyonit – por Fonseca i kërkon falje për atë që i bëri gjatë ndeshjes
Demokracia
21:34 | 07 Maj 2024

Share:

Një moment i papritur në strategjinë e trajner Paul Fonseca ka ndodhur gjatë ndeshjes së fundit të Lilles kundër Lyonit, ku Edon Zhegrova u bë qendra e vëmendjes.

Reprezentuesi i Kosovës, i cili kishte hyrë në lojë si zëvendësues në minutën e 26-të, u zëvendësua vetë në minutën e 75-të, duke lënë prapa një vendim që befasoi shumë.

Pas ndeshjes, trajneri i Lilles u përball me pyetje mbi këtë ndryshim të papritur të formacionit dhe shpjegoi motivet e tij prapa këtij veprimi.

“Ekipit i ra dëshira për të sulmuar pas avantazhit 2-0. Për këtë arsye, futa në lojë një lojtar me aftësi mbrojtëse”, u shpreh Fonseca për ndërrimin që ai bëri me Zhegrovën.

Megjithatë, vendimi për të nxjerrë Zhegrovën nga loja dhe të përfshijë një lojtar me karakteristika më mbrojtëse nuk dha frytet e pritura. Lyoni arriti të përmbysë rezultatin, duke fituar ndeshjen me një rezultat 4-3.

Trajneri Fonseka, duke reflektuar mbi këtë zhvillim, pranoi pa hezitim se ndoshta zgjedhja e tij nuk ishte e duhura: “Në pjesën e dytë skuadra nuk donte të luante. Kështu që kishim nevojë për lojtarë që mbroheshin dhe Edoni nuk është ai lloj lojtari. Tani, më duhet ta them që nuk ishte zgjedhja e duhur”, u shpreh me një ton pendese Paulo Fonseca.

Ky vendim dhe pasojat e tij tregojnë sfidën që trajnerët përballen në menaxhimin e lojtarëve dhe lojës në situata të ndryshme, ku edhe vendime të vogla mund të kenë ndikim të madh në rrjedhën e një ndeshjeje.

Të ngjashme