Lajme
Policia përleshet me hajnat e druve në Ferizaj, dy policë përfundojnë në spital
Demokracia
11:23 | 08 Maj 2024

Share:

Mbrëmë rreth orës 20:45 gjatë patrullimit policët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë në fshatin Dremjak të Ferizajt kanë vërejtur tre traktorë të ngarkuar me dru dhe në përpjekje për t’i ndaluar ata kanë rrezikuar pjesëtarët e policisë, duke tentuar t’i godisnin me traktorë dhe kanë vazhduar rrugën duke u futur ndaras në rrugica malore .

Dy prej tyre janë bllokuar, ndërsa njëri ka aritur të ikte në drejtim të panjohur .

Policia ka arritur që të arrestojë dy prej tyre, ndërsa gjatë arrestimit i kanë rezistuar policisë dhe dy pjesëtarët e policisë kanë pësuar lëndime trupore, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emeregjente në Ferizaj, e më pas janë liruar.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit rajonalë me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuria Themelore në Ferizaj janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa në kërkim policor është edhe personi i tretë.

Si prova materiale janë sekuestruar dy traktorët me drunjë dhe tri motorsharra.

Të ngjashme