Lajme
Zgjedhjet në RMV: Dalja deri në orën 9 më e ulët në krahasim me zgjedhjet e mëparshme
Demokracia
11:03 | 08 Maj 2024

Share:

Në Maqedonintë Veriut po mbahen zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare.

Komisioni Zgjedhor atje ka dal me informacione dhe statistika.

Numri i vendvotimeve është 3480 në 80 komuna në territorin e Maqedonisë së Veriut. Të drejtë vote kanë 1814317 votues për zgjedhjet presidenciale dhe 1815350 votues për zgjedhjet parlamentare.

“Nga të dhënat e marra për pjesëmarrjen e votuesve për zgjedhjet presidenciale deri në ora 9:00, nga gjithsej 547041 votues të regjistruar në këto qendra votimi kanë votuar 22797 persona, apo 4.17%. Pjesëmarrja më e madhe për zgjedhjet presidenciale është në Probishtip – 8,85%, ndërsa më e ulët është në Bogovinë 0,57%. Krahasuar me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019, kemi një rënie të daljes prej 1,99 në këto zgjedhje”, tha kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski.

Deri në orën 09:00 janë marrë të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare nga 1033 qendra votimi, nga gjithsej 564780 votues të regjistruar. Në këto qendra votimi kanë votuar 25132 apo 4,45%. Për momentin dalja më e madhe për zgjedhjet parlamentare është në Krivigashtani, 9,46%, ndërsa më e ulëta për zgjedhjet parlamentare është në Bogovinë, 1,43%.

“Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, kemi një rënie prej 0.74% në këto zgjedhje”, tha Dashtevski.

Kryetari i KSHZ-së theksoi se në vendvotime të caktuara ka pasur probleme teknike, pas së cilave votimi atje ka vazhduar pa pajisjet e gjurmëve të gishtave, por në mënyrën e vjetër me llambë UV dhe sprej.

Të ngjashme