Sport
Përfundon pjesa e parë me rezultat befasues në ndeshjen Milan – Atalanta
Demokracia
18:48 | 15 Maj 2022

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen midis Milanit dhe Atalantës në Serie A.

Fraksioni i parë në stadiumin “San Siro” është mbyllur me rezultat të barabartë pa gola, shkruan Demokracia.com.

“Rossonerët” ishin më kërkues në këto 45 minuta të para, duke tentuar katër herë dhe goditur dy herë portën e “zikaltërve”.

Skuadra nga Bergamo tentoi tri herë në portën kundërshtare, ndërsa vetëm njëherë rrezikuan seriozisht.

Për Milanin fitorja është e domosdoshme në luftë për titull të kampionit kur ka mbetur edhe një xhiro deri në fund të edicionit./Demokracia.com/

Të ngjashme