ShowBiz
Përfshihet nga flakët rezidenca 2 milion dollarëshe e Beyonces dhe Jay-Z
Demokracia
13:20 | 23 Korrik 2021

Share:

Një rezidencë në New Orleans, që besohet se i përket çiftit të famshëm Beyonce dhe Jay-Z është përfshirë nga flakët. Mediat e huaja shkruajnë që dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Të enjten, një zëdhënës i Departamentit të Policisë së New Orleans tha se ata kishin marrë një raport të një personi të dyshimtë pranë rezidencës në kohën kur zjarri shpërtheu rreth orës 6:20 pasdite të mërkurën në mbrëmje.

Zjarri duket se kishte filluar në kuzhinë, ku zjarrfikësit gjetën libra brenda një furre

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit, ndërtesa historike ka qenë e lirë për ca kohë megjithëse ka shërbime komunale. Çifti i famshëm thuhet se e kanë blerë shtëpinë në 2015, e cila menaxhohet nga nëna e këngëtarit Tina Knowles.

Të ngjashme