ShowBiz
Fero del me reagim pas lajmeve se është arrestuar në Maqedoni të Veriut
Demokracia
18:09 | 25 Maj 2024

Share:

Ish-artisti i njohur Fero është ndaluar nga policia e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pikën kufitare Bllacë.

Para disa viteve ai ka pasur një akuzë në Maqedoninë e Veriut dhe gjatë hyrjes ilegalisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut ai është ndaluar nga policia.

Policia atje njoftoi se më datë 24.05.2024 në ora 11:30 në pikën kufitare Bllacë e Poshtme, në hyrje të vendit, zyrtarët policorë ia kanë hequr lirinë F.S.(27) nga Stacioni i Policisë Kufitare vendkalimi dhe mbikëqyrja kufitare Bellanovcë.

“I njëjti i është dorëzuar punonjësve të Policisë së Njësisë Kundër Krimit Ndërkufitar dhe Migracionit në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare-Veri për veprime të mëtejshme” thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Fero.

“I pashë diçka do postime. Veç di me ju thanë që kafja e Shkupit ka lezet”, shkroi Fero në “Instagram Story”, duke publikuar një fotografi duke pirë kafe./Indeksonline/

Të ngjashme