ShowBiz
Romeo merr birra dhe shkon për ta takuar, babai i Heidit: Qetësohu, është herët…
Demokracia
23:18 | 25 Maj 2024

Share:

Vetëm pak minuta më parë, Heidi është surprizuar nga babai i saj në shtëpinë e “BBV3”. I ati i Heidit ka takuar edhe Romeon.

Romeo zgjodhi të takonte vjehrrin e tij në mënyrën më të veçantë duke marrë dhe dy birra teksa e ftoi babain e Heidit që të bënin gëzuar.

Gjatë takimit, Romeo u duk tepër i emocionuar, gjë që babai i Heidit e vuri re dhe i kërkoi të qetësohej.

Romeo: Ke një super vajzë.

Babai: Qetësohu, është herët.

Romeo: Të kërkoj ndjesë për çdo lot që Heidit i ka ardhur prej meje.

Babai: Ti je zgjedhja e Heidit.

Të ngjashme