ShowBiz
Performanca mahnitëse e Dua Lipës në ceremoninë e çmimeve Grammy
Demokracia
11:33 | 15 Mars 2021

Share:

Këngëtarja kosovare Dua Lipa mbrëmë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy, në të cilat ishte nominuar 6 herë, fitoi në kategorinë e albumit më të mirë pop, për albumin e saj “Future Nostalgia”.

Këngëtarja dha një performancë mbresëlënëse, e veshur me një fustan me nuanca të rozës dhe vjollcës që e bënte të dukej si një princeshë e ardhur nga një tjetër galaksi, më e mirë dhe më e bukur se kjo në të cilën jetojmë ne, transmeton Demokracia.com

Dua performoi këngët Levitating me DaBaby dhe “Don’t Start Now” e veshur me Versace, që e bënte të dukej triumfuese edhe para se të fitonte çmimin.

https://www.facebook.com/versace/posts/10164963523415176

Fustani tjetër i saj, poashtu Versace, për dallim prej të parit që e bënte të dukej si një Barbie, I dyti ngjasonte me një nimfë pylli.

I dizajnuar nga Vercase posaçërisht për Dua, fustani është i mbuluar krejtësisht nga kristale të shumta të vogla me shkëlqim të shumtë, ndërsa te gjoksi dhe shpina e fustanit është vizatuar një flutur e bërë krejtësisht me kristale Swarovksi me ngjyrë rozë pastel./Demokracia.com

https://www.facebook.com/versace/posts/10164963399095176

Të ngjashme