Arte
Përdoruesja e TikTok-ut sjell në jetë pikturën me një iluzion optik të pabesueshëm (Video)
Demokracia
13:48 | 07 Prill 2021

Share:

Një përdoruese e TikTok solli në jetë pikturën e Van Gogh ‘Starry Night’ me ndihmën e një iluzioni optik.

E diplomuar në STEM dhe një TikToker, Kate Bacon argëton rregullisht ndjekësit e saj me pamje interesante, pasi më parë kishte postuar video mbi shkencën e ngjyrave dhe iluzione të tjera optike.

Në një nga postimet më të fundit të Kate ajo u tha shikuesve se do t’u tregonte atyre një pikturë të famshme por në një mënyrë që kurrë nuk e kishin parë, transmeton Demokracia.com.

Piktura në fjalë ishte piktura e njohur e Van Gogh “Starry Night”.

Para se të paraqiste imazhin, Kate u tregoi shikuesve një skenë të zezë dhe të bardhë që lëvizte në qarqe dhe inkurajoi shikuesit të përqendroheshin në qendër të imazhit.

Pasi sytë e të gjithëve janë adaptuar me lëvizjen që shkonte në një drejtim, Kate tregoi se si paraqitja e një imazhi tjetër të palevzishëm do ta bënte atë të dukej sikur imazhi po lëvizte.

Duke përdorur pikturën “Starry Night” si shembull, Kate shfaqi pikturën në ekran e cila dukej se po lëvizte në një lëvizje të ngjashme rrotulluese me iluzionin e mëparshëm, vetëm në drejtim të kundërt.

Mundësia për të parë një pikturë të famshme si kurrë më parë i intrigoi përdoruesit e TikTok dhe si rezultat videoja ka grumbulluar më shumë se një milion shikime në vetëm dy ditë.

Shiko videon poshtë. /Demokracia.com/

@kbacon

When art comes to life… #science101 #learnontiktok #opticalillision #stem

♬ clair de lune ethereal remix – Trey Phills

Të ngjashme