Sport
Pas Tchouamenit, Real Madridi ia vazhdon kontratën këtij futbollisti kyç
Demokracia
17:08 | 07 Qershor 2022

Share:

Luka Modriq do të vazhdojë të mbetet te Real Madridi edhe në edicionin e ri.

Reprezentuesi kroat do të nënshkruajë kontratë të re me “mbretërit” deri në vitin 2023.

Kjo është bërë e ditur nga gazetari dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.

“Para se të njoftojë Tchouaméni, Real Madrid do të konfirmojë kontratën e re deri në qershor 2023 për Luka Modrić: është planifikuar për nesër në Bernabéu, aty do të jetë edhe Florentino Perez”, njofton Romano në rrjetet sociale.


Sipas Romanos, marrëveshje mes palëve u nënshkrua pas finales së Ligës së Kampionëve./Demokracia.com/

Të ngjashme