Lajme
Kosova nën sanksione të BE-së, e kritikuar nga ShBA-të, VV gëzohet se arritën të mbajnë Lulzim Hetemin në zyre
Demokracia
12:52 | 26 Maj 2024

Share:

Se vendi ndodhet nën ‘masa ndëshkuese pas instalimit dhe mbajtjes me doemos e me aparaturë të tërë policore të kryetarëve shqiptarë në veri me legjimitet thuajse inekzistent (ndonëse legalë) për Vetëvendosjen nuk përbën kurrëfarë shqetësimi; për çka këto të fundit zgjodhën t’i kthehen zanatit të vjetër: videove propagandistike.

Se krejt ky kurs ka arritur të prodhojë edhe draft-Statut të Asociacionit që në Parathënie e ka “Rezolutën 12/44” dhe vazhdon të jep konturat e një “Arbitrazhi ndërkombëtar” që tejkalon rendin kushtetues të Kosovës në çështje të interpretimit të këtij Statuti pas zbatimit, as kjo s’e brengos fare Vetëvendosje; e as që që miratimi i këtij draft-Statuti është kthyer në kusht të krejt rrugës evropiane të vendit.

Vetëvendosja – në videon e fundit – hallin e ka të analistëve dhe opinionistëve kosovarë; të cilët del të mos ia kenë qëlluar që Kurti do ta mbajë përkundër gjithçkaje Lulzim Hetemin dhe Erden Atiqin që s’kanë as 3% të votës së popullatës lokale të cilën – supozohet – ta qeverisin.

Sot bëhen një vit prej kur kryetarët në katër komunat në veri morën detyrat. Grupe të organizuara kriminale me dirigjim nga Beogradi bën sulme të përditshme ndaj Policisë, gazetarëve e pjesëtarëve të KFOR-it me qëllim pengimin e punës së kryetarëve në këto komuna dhe luftimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Por, institucionet e Republikës të vendosura ngadhnjyen. Vendosmëria për kushtetushmëri, rend dhe ligj triumfoi”, thotë Lëvizja Vetëvendosja në videon e saj, transmeton nacionale.

Në anën tjetër, asokohe në shumë studio televizive, nga shumë zëra ngjallej frikë, panik e dorëzim. Por, fotografia e sotme në veri të vendit është përgjigja më e mirë për ata zëra”.

Për çfarë fotografie e kanë fjalën?

Fotografinë që perëndimi e pranon – dhe rrjedhimisht edhe bazohet në të – skicohet dhe elaborohet në raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave; raport ky pjesët e të cilëve janë cituar e shkruar si konkluzionet për t’u miratuar edhe në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave e konsultojnë thuajse të gjitha shtetet – e madje edhe investitorët – për të parë dhe marrë kuptuar gjenjen faktike të sigurisë së një vendi; e që në rastin e Kosovës fotografia jepet e errët; dhe madje për të njëjtat arsye për çka Vetëvendosja gjen të mburret. Por, me rëndësi të përgënjeshtrohen opinionistët.

Fotografia që e jep IGC është që “koha nuk është në anën e Kurtit, mbështetja nga aleatët po gërryhet me shpejtësi” ndërsa vazhdon të elaborojë atë se politikbërja e qeverisë kosovare “ka bërë që të humb mbështetjen edhe në mesin e serbëve më integrues” në raport me shtetin kosovar”.

Koha nuk është në anën e tyre. Një Kosovë e izoluar do ta kishte gjithashtu më të vështirë të pengonte qëllimin e Serbisë për të ulur numrin e shteteve njohëse në 96 ose më pak në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së (gjysma e anëtarësimit të saj)”, thuhet më tej në raport.

E vërteta e ashpër, megjithatë, është se Kosova ka shumë për të humbur nga lënia e mosmarrëveshjes. Ajo është në një pozicion më të dobët, duke u përballur me një shtet më të madh, më të pasur me më shumë për të ofruar aleatë të mundshëm, veçanërisht në lidhje me Ukrainën. Ajo po përpiqet gjithashtu të përfitojë nga negociatat duke refuzuar të respektojë premtimin e saj kryesor në bisedimet e mëparshme. Mbështetja e saj midis aleatëve të saj më të rëndësishëm në Evropë dhe SHBA po gërryhet kështu me shpejtësi”, thuhet në raportin e ICG-së.

Të ngjashme