Lajme
“BBC: Pse i latë të iknin kur ishin të rrethuar? Kurti: Ata ia arritën të ikin…” | NATO zbulon mashtrimin e Kurtit: “Tërheqja e grupit sulmues u negociua”
Demokracia
14:22 | 26 Maj 2024

Share:

– “BBC: Pse i latë të iknin kur i kishte rrethuar?”

– “Ne kishim një perimetër të gjatë dhe të gjerë. Ne nuk deshëm që ndonjë nga plumbat e policisë tonë të përfundonin në manastirin ortodoks serb. Çmimi që ne paguam ishte fakti që ata ia arritën të ikin”.

Ky është diskutimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe gazetarit të mediumit ndërkombëtar, BBC, më 30 prill 2024, shkruan Demokracia.com.

Pyetja të cilës kryeministri Kurti po i përgjigjej BBC-së vinte 7 muaj pasi që një grup terrorist serb dhe të udhëhequr nga Milan Radojçiq kishin sulmuar institucionet e Kosovës më 24 shtator 2023, duke vrarë policin Afrim Bunjaku dhe duke plagosur një tjetër.

Por, 1 muaj pas kësaj përgjigje dhe 8 muaj pas ngjarjes së 24 shtatorit 2023, një raport i publikuar nga NATO dhe i diskutuar në Komisionin për Mbrojtje e Siguri në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj aleance, ka hedhur dritë për një anë të errët të kësaj ngjarje të rëndë.

“Zyrtarët e KFOR-it negociuan tërheqjen e pjesës tjetër të grupit në pyjet përreth, ku ata ishin zhdukur. (ICG, 2024). Autoritetet e Kosovës besojnë se potencialisht qindra sulmues të tjerë po fshiheshin në pyjet mes Banjskës dhe kufirit serb dhe ata zbuluan një arkivë të madhe armësh të gatshme për të shkaktuar dëme dhe viktima. Kjo përfshinte raketat anti-tank, granata hedhës, minat anti-tanke dhe 24 makinat (njëra e blinduar) (ICG, 2024)”, thuhet në raportin e NATO-s.

Lexo më shumë:

“KFOR negocioi tërheqjen e grupit sulmues” – Diskutimet për Banjskën në AP të NATO-s

26 SHTATOR 2023 – QEVERIA PUBLIKON VIDEO, “TERRORISTËT U ARRATISËN DUKE ECUR ”

Pamjet e publikuara më 26 shtator 2023 nga Qeveria e Kosovës shfaqnin dhjetëra pjesëtarë të grupit terrorist serb që udhëhiqej nga Milan Radojçiq, duke ecur dalëngadalë dhe duke hyrë të pashqetësuar në malin afër fshatit Banjskë të komunës së Zveçanit për të vazhduar rrugën e arratisjes deri në Serbi.

Pamjet ishin filmuar me dron nga institucionet e Kosovës më 24 shtator 2023.

Shiko videon:

Ikja e pashqetësuar e grupit terrorist të armatosur rëndë me arsenal ushtarak kishte ngritur dyshime të mëdha, nëse prapa saj fshihej ndonjë ujdi. /Demokracia.com/

Lexo më shumë:

“Terroristët u arratisën duke ecur” – A kishte marrëveshje? | Pyetja që vazhdon ta ndjekë Kurtin

Të ngjashme