ShowBiz
Pas ribashkimit, puthje pasionante mes Romeos dhe Heidit në Big Brother
Demokracia
20:02 | 28 Mars 2024

Share:

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci kanë lënë pas të gjitha hatërmbetjet që kishin me njëri-tjetrin.

Dyshja, u rikthyen sërish bashkë, pas disa sqarimeve që bënë për lojën brenda dhe për raportin me banorët e tjerë.

Ata në mbrëmje kanë qëndruar tërë kohën të përqafuar, e duke shkëmbyer puthje pasionante.

 

“Më pëlqen kur i lëshon flokët. Më kishte marrë malli”, ka qenë komenti i moderatorit për Heidin.

Biondja nga ana tjetër ia shtrëngoi dorën dhe i kërkoi që ta puthte, meqë kishin kohë duke qenë të ndarë.

 

Lidhja e tyre duket se u përmirësua pas kritikave që morën në spektakël edhe nga opinionistët.

Sidoqoftë, pritet të shihet si do të vijojë ky raport i çiftit të Big Brother. 

 

Të ngjashme
ShowBiz • 27 Prill 2024