ShowBiz
Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo
Demokracia
23:03 | 27 Prill 2024

Share:

Një dhuratë e ‘Vëllait të Madh’, një suitë për çiftin Heidi-Romeo shkaktoi debate në shtëpi, teksa në orët e para, Romeo nuk qëndroi me Heidin në suitë.

Ai pati një debat me Julin, gjë që u komentua edhe nga banorët e tjerë. Ndërkohë, gjatë spektaklit të sotëm, banorët komentuan situatën.

Erjola: Unë nuk e kam përdorur situatën. Më la shije të hidhur, nuk do doja të isha në vend të Heidit. Historia po përsëritet sepse po më duket film i shëmtuar. Një histori që e kam parë përpara, po bën një lojë fiktive me ndjenjat e asaj vajze. Më duket diçka e parë në edicione të kaluara. Historisë së edicionit të parë, mes Donaldit dhe Beatriksës, më duket sikur historia po përsëritet. Nuk e shoh reale sot për sot.

Romeo: Çfarë lidhje ka që më krahason mua me atë edicion, ku e sheh këtë gjë, ku e pe në çfarë detaje?

Ledioni: Dhe ti mendon që ti duke iu referuar asaj historie, mendon që Romeo është duke u tërhequr nga Heidi?

Erjola: I kam duartrokitur në dasmë, kur janë puthur, kanë parë 1 milion krisje dhe nuk e shoh reale.

Ledioni: Unë mendoj që ky është një kerahasim totalisht i pavend. /Telegrafi/

Të ngjashme