Sport
Pas Paredes, Roma bën zyrtare edhe Sanches
Demokracia
14:27 | 16 Gusht 2023

Share:

AS Roma ka bërë zyrtare sot dy transferime, ku pas Leandro Paredes edhe Renato Sanches i bashkohet skuadrës së Jose Mourinhos.

Roma e ka bërë zyrtare transferimin e Renato Sanches nga Paris Saint-Germain, në një marrëveshje huazimi me obligimin për ta bërë transferimin permanent nëse disa kushte arrihen, raporton KosovaPress.

Mesfushori 25-vjeçar ishte pjesë e Kombëtares së Portugalisë që fitoi trofeun e Evropianit në vitin 2016, duke u bërë titullari më i ri në historinë e Euros dhe golashënuesi më i ri i të gjitha kohërave në fazën eliminatore.

Karriera e Sanches ka përfshirë edhe periudha te Benfica, Bayern Munich, Swansea dhe Lille, ndërkohë që ai ka 32 ndeshje me Portugalinë në emër të tij në të cilat ka gjetur rrjetën në tre raste.

Të ngjashme