Sport
Pas këmbënguljes së Shakirës për të jetuar në Miami, Pique merr vendimin e papritur
Demokracia
11:57 | 23 Korrik 2022

Share:

Ekipi i MLS, Inter Miami mund të jetë i interesuar për nënshkrimin e mbrojtësit të Barcelonës dhe Spanjës, Gerard Pique.

Pique, i cili kohët e fundit ka marrë më shumë vëmendje për ndarjen e tij me Shakirën sesa për paraqitjet e tij në futboll, mund të transferohet në Florida të Jugut për të luajtur për skuadrën e David Beckham në mënyrë që të jetë pranë fëmijëve të tij.

Cilat janë arsyet që Pique dëshiron të jetojë në Miami?

Mbrojtësi mund të jetë i “etur” për të nënshkruar me ekipin MLS për të qenë afër fëmijëve të tij, sepse plani i Shakira është që t’i sjellë ata të jetojnë me të në Miami.

Aktualisht vetëm një thashethem në mediat spanjolle, ky transferim i mundshëm tingëllon si diçka që shumë shpejt mund të bëhet realitet për lojtarin që fitoi dy kampionate evropiane UEFA dhe Kupën e Botës 2010 me Spanjën në Afrikën e Jugut.

Ribashkimi me Lionel Messin, argjentinasin që është lidhur me një kalim te Miami prej disa kohësh, është një tjetër faktor bindës për zhvendosjen e Pique.

Javier Ceriani, drejtuesi i emisionit spanjoll ‘Chisme No Like’, ka përmendur takimet e mundshme mes Pique-s dhe MLS-së.

“Për momentin, Pique është në bisedime për t’iu bashkuar Inter Miamit me Messin sepse Barcelona ka shumë borxhe”, theksoi Ceriani.

Dy ditë më parë, këngëtarja kolumbiane zbarkoi në Kaliforni me fëmijët e saj për të kaluar disa ditë pushimi, ndërsa futbollisti spanjoll është i përqendruar në Miami, ku po luan turneun e tij në Shtetet e Bashkuara. Një situatë që të dy mund të përfitonin për t’u takuar dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet që i ndajnë në lidhje me kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre.

Programi ‘Chisme No Like’ e konfirmoi duke theksuar se “Pique do të bëjë një ndalesë teknike në San Diego për të takuar Shakirën”. Takimi do të zhvillohet më 4 gusht, kur këngëtarja dhe mbrojtësi i Barcelonës do të takohen me avokatët e tyre.

Të ngjashme