Lajme
Emocionohet Kusari-Lila: I del ‘emoji’ me syze nga ngutia për të lajmëruar votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare
Demokracia
16:57 | 23 Maj 2024

Share:

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka falenderuar grupet parlamentare pas kalimit të tetë marrëveshjeve ndërkombëtare.

Sipas saj, të gjitha marrëveshjet, kapin vlerën e 275 milionë eurove në projekte.

“Me ketë rast, falenderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës nga të gjitha grupeve parlamentare për bashkëpunimin dhe konstruktivitetin e treguar në shtyerjen përpara të agjendës legjislative.” – ka shkruar tutje ajo.

Postimi i plotë:

Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi tetë ( Marrëveshje Ndërkombëtare).

Ndërsa, javën që lamë pas deputetët e Kuvendit gjithashtu votuan dymbëdhjetë (12) Marrëveshje Ndërkombëtare, duke miratuar kështu projekte në vlerë totale prej 275 milion Euro.

Me ketë rast, falenderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës nga të gjitha grupeve parlamentare për bashkëpunimin dhe konstruktivitetin e treguar në shtyerjen përpara të agjendës legjislative.

Të ngjashme