ShowBiz
Olta: Protesta nuk janë bërë vetëm për Luizin, por edhe për mua
Demokracia
15:45 | 21 Maj 2023

Share:

Në Post Big Brother VIP Albania mbrëmë (e shtunë) janë diskutuar shumë gjëra që kanë ndodhur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Veç kësaj, nuk munguan as debatet e ashpra ndërmjet disa ish-konkurrentëve të këtij edicioni.

Një përballje ka ndodhur mes Olta Gixharit dhe Gerti Koxhës, të cilët nisën një debat për shkak të Luizit.

Foto: Screenshot/YouTube

Olta iu drejtua Gertit se protesta nuk janë bërë vetëm për Luizin, por edhe për të.

“Këtu folët vetëm për protestat e Luizit. Janë bërë protesta edhe për mua, Olta o pasha kthehu në shtëpi se bëmë shaka. Okej. Po pra po janë bërë protesta për mua”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Modeli në anën tjetër theksoi se kjo mund të ketë ndodhur vetëm për daljen e aktores nga shtëpia.

“Ku i ke parë në ndonjë diskord a ndonjë gjë, apo i ke parë në ëndërr. Protesta për ty vetëm me dalë prej shtëpisë mund të jenë bërë”, theksoi ish-banori. /Telegrafi/

Të ngjashme
ShowBiz • 27 Prill 2024