Lajme
“Nxisin dhunën gjatë protestave”, Macron: Duhet të menaxhojmë më mirë mediat sociale
Demokracia
18:14 | 06 Korrik 2023

Share:

Presidenti i Francës ka akuzuar rrjetet sociale si nxitëse të dhunës gjatë protestave në Francë. Macron kërcënon se do të mbyllë rrjetet sociale, pas protestave që vijojë prej disa kohës në Francë.

Presidenti Francez u shpreh se protestuesit po përdorin Snapchat, TikTok dhe Telegram, për të publikuar ngjarje të dhunshme dhe për të organizuar tubime të paligjshme.

Ai fajësoi mediat sociale për përshkallëzimin e dhunës gjatë protestave kundër brutalitetit të policisë. Tubimet e dhunshme ishin organizuar përmes mediave sociale, sipas tij.

Macron e bëri këtë diskutim me kryetarët e bashkive lokale në qytetet ku janë mbajtur protestat. Presidenti Francez, ka thënë se ”menaxhimi i mediave sociale duhet të mendohet me qetësi, megjithëse po bëhet një problem real”.

Lajmi nuk u prit mirë nga qytetarët por as nga deputetë të Francës. Shumë prej tyre e krahasuar Macron me diktatorin e Koresë së Veriut, duke thënë: “OK Kim Jong Un”.

Ndërkohë, në veri të Francës, kontrollet kufitare me Belgjikën u shtuan për të ndaluar importin e lëndëve piroteknike, raportojnë mediat franceze. Qëllimi është të parandalohen kryengritësit që të furnizohen me mjete piroteknike./Euronews/

Të ngjashme