Lajme
Rusia breshëri raketash në të gjithë Ukrainën, një i vdekur dhe 14 të plagosur
Demokracia
13:37 | 27 Prill 2024

Share:

Një person ka vdekur dhe 14 janë plagosur pas sulmeve në disa rajone në Ukrainë. Zonat e Kherson, Donetsk, Kharkiv dhe Dnipropetrovsk u vunë në shënjestër gjatë natës.

Në rajonin Kherson, një person vdiq dhe tetë të tjerë u plagosën, sipas guvernatorit Oleksandr Prokudin. Ndërsa në Kharkiv, forcat ruse goditën një spital psikiatrik, duke plagosur një pacient 53-vjeçar.

Guvernatori Oleh Syniehubov tha se 60 pacientë dhe pesë punonjës ndodheshin në spital në momentin e sulmit. Forcat ruse nisën gjithsej 16 sulme kundër vendbanimeve në rajonin e Donetskut, duke shkatërruar ose dëmtuar 12 shtëpi, tha Vadym Filashkin, guvernatori rajonal.

Ndërsa 3 persona mbetën të plagosur.

Një grua 82-vjeçare u plagos gjatë disa sulmeve në zonën e Dnipropetrovsk. Guvernatori Serhii Lysak tha se shtatë blloqe pallatesh, një treg dhe një sallon bukurie ishin midis ndërtesave të dëmtuara.

Të ngjashme