Arte
Nuk e ndalon as COVID-i! “Spider-man: No way home” vendos rekord për 8 ditë
Demokracia
23:20 | 26 Dhjetor 2021

Share:

Fitimet e filmit në SHBA shkuan në 405.5 milionë dollarë, ndërsa jashtë saj 895 milionë dollarë.

Filmi i ri “Spider-man: No way home” është shpallur si filmi më i suksseshëm i të gjitha kohërave për kompaninë “Sony Pictures”. Në vetëm 8 ditë, prodhimi më i ri kinematografik ka grumbulluar 405.5 milionë dollarë të ardhura në SHBA, ndërsa në mbarë botën shifra shkon në 895 milionë dollarë.

Vetëm për Krishtlindje, “Spider-man: No way home” grumbulloi 19.7 milionë dollarë. Realizimi i “Sony Pictures” parakaloi filmin komedi “Jumanji: Welcome to the Jungle”.

Pavarësisht pandemisë së COVID-it dhe frikës së shumë qytetarëve për të mos shkuar në kinema, përsëri “Spider-man: No way Home” tejkaloi parashikimet dhe pritet të vendosë rekorde të reja. Marrë nga “CBR”

Të ngjashme