Arte
Një libër me përralla të ilustruara erotike nga Petra Collins dhe Alexa Demie
Demokracia
18:02 | 06 Prill 2021

Share:

Petra Collins dhe Alexa Demie e bashkuan kreativitetin e tyre për krijimin një libri me përralla erotike, të ilustruara. 

Të dy mikeshat, të cilat kanë bërë bashkëpunime edhe më parë, tani po sjellin një riimagjinim të përrallave klasive, në versionin e tyre, transmeton Demokracia.com

Sipas Rizzoli, shtëpisë botuese në të cilën libri do të botohet këtë vjeshtë, “Si fëmijë, Petra dhe Alexa ishin të dyja të dashuruar me përralla, të cilat siguruan një ikje nga realitetet e tyre të dhimbshme. Të dyja bashkëpunuan për të shkruar dhe portretizuar nëntë personazhe që mishërojnë histori të reja që ato do të donin të shihnin. Secila prej nëntë përrallave është vendosur në hapësira unike, duke filluar nga shtëpitë periferike dhe parkingjet e deri te setet fantastike. Kapitujt e Petra dhe Alexa të kukudhëve, sirenave, ujërave të errëta, engjëjve të rënë, zanave, shtrigave dhe banjave ndërthurin historitë e tyre me përralla të ritreguara. Fotografitë kombinojnë elemente të kampit, protetikës dhe shibarit në një azhurnim surreal për imazhet e Vëllezërve Grimm, Hans Christian Andersen, Charles Perrault dhe të tjerëve”.

Libri do të botohet më 5 tetor 2021 dhe aktualisht është në dispozicion për para-porositje për 45 dollarë./Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme