Auto&Tech
Një bluzë nga koleksioni i markës Balenciaga dhe Sony kushton më shumë se një PS5
Demokracia
14:51 | 04 Qershor 2021

Share:

Kompania luksoze e modës, Balenciaga, ka nxjerrë në shitje një linjë të re veshjesh, ku secila prej tyre kushton të paktën $100 më tepër se një konsolë PS5.

Linja e re, e krijuar në bashkëpunim me Sony, përfshin dy bluza me mëngë të shkurtra dhe një duks.

Duksi kushton 875 dollarë, ndërkohë që bluzat kushtojnë 200 dollarë më pak, “vetëm” 675 dollarë.

Nëse ju do të blinit një PS5 në vend të bluzave, do të kursenit disa para, pasi çmimi zyrtar i PS5 është 499 dollarë.

Ngjyrat e bluzave me mëngë të shkurtra janë e kuqe dhe e zezë, me një tekst të printuar Balenciaga në font-in klasik të PlayStation dhe një dizajn “nov 2020 collection”, që i referohet datës kur kjo konsolë doli në shitje.

Duksi ofrohet vetëm në ngjyrën e zezë, me të njejtin dizajn. Ndryshimi i vetëm është se ka një logo të printuar në fundin e mëngëve.

Të gjitha këto produkte janë 100% pambuk, pra të paktën këto produkte kaq të shtrenjta do të jenë të buta në lëkurë. Sigurohuni që t’i lani në ujë të ftohtë, pasi askush nuk do të dëshironte që bluza 675 dollarëshe të zvogëlohej. /Demokracia.com/

Sony x Balenciaga: PlayStation-Kollektion verfügbar – T-Shirts kosten mehr  als 500 Euro

Të ngjashme