Arte
Një balon gjigand që paraqet Trump si një bebe, përzgjidhet si pjesë e koleksionit protestues të Muzeut të Londrës
Demokracia
11:28 | 20 Janar 2021

Share:

Një balon gjigjand që portretizon Donald Trump si një bebe, me madhësi prej gjashtë metrash, që ka fluturuar për herë të parë në qiellin e Londrës si përgjigje të vizitës së presidentit amerikan në vitin 2018, është përzgjedhur nga Muzeu i Londrës, si pjesë e koleksionit të tyre, raportojnë mediat ndërkombëtare

Vepra e cila paraqet Trump si një foshnjë gjigante ngjyrë portokalli, të veshur vetëm me pelena dhe me një telefon në dorë, do të bëhet pjesë  e koleksionit protestues të muzeut së bashku me artefakte nga lëvizja Suffragette, tubimet e Krizës së Klimës dhe protestat e fundit kundër shkurtimit të fondeve.

Fillimisht i konceptuar nga një grup miqsh, përfshirë aktivistin e mjedisit Leo Murray; të cilët po kërkonin mënyra se si ata mund të shprehnin kundërshtimin e tyre ndaj vizitës së propozuar të Trump, figura që pasoi ishte një projekt i Crowdfunded që qëndron si dëshmi e ndjenjave anti-Trump të shumë njerëzve në MB .

“Ne shpresojmë që vendi i foshnjës në muze do të qëndrojë si një kujtesë për momentin që Londra mbajti qëndrim kundër Trump dhe do t’i shtyjë ata që e shohin atë të shqyrtojnë se si mund të vazhdojnë luftën kundër politikës së urrejtjes”, thanë krijuesit e veprës.

Karikatura pluskuese është bërë emblemë e rezistencës globale ndaj presidencës së Trump.

Drejtoresha e Muzeut të Londrës Sharon Ament mendon se koleksioni i tyre është shtëpia e përsosur për foshnjën Trump. “Ajo lindi në Londër … ishte një ide e jashtëzakonshme dhe imagjinative,” tha ajo në një deklaratë të fundit. “Duke bërë ‘beben’ pjesë të koleksionit, ne mund të shënojmë ndjenjën që u përjetua në qytet atë ditë dhe të kapim një moment të veçantë të rezistencës”.

Të ngjashme