Lajme
Voziste i dehur, policia e dënon me gjobë serbin në Ranillug- ia merr edhe patentë shoferin
Demokracia
11:28 | 05 Maj 2024

Share:

Dyqind euro, konfiskim I patentë shoferit për tre muaj dhe dy pikë negative. Ky është denimi që iu është shqiptuar nga Policia e Kosovës një serbi në Ranillug gjatë së dielës, pasi i njëjti ka vozitur në gjendje të dehur.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës me anë të një komunikate. Siç bëhet e ditur, përgjatë një pike kontrolli është ndaluar i dyshuari për t’iu bërë testi i alkoolit. Rezultati i testit të alkoolit ishte 0.70 promila.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Ranillug me datën 05.05.2024 në kuadër të zbatimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në Ranillug”, thuhet në njoftim.

“Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës  shtetas i  Serbisë i cili drejtonte automjetin me tabela Serbe. Gjatë kontrollit të dokumenteve ka egëzistuar dyshyshimi i bazuar se vozitësi i këtij automjeti mundë të jetë nën ndikim të alkoolit”.

“Pasi i është bërë matja e alkoolit me alkool test i njëjti është vërtetur se ishte nën ndikim të alkoolit me 0.70 promila alkool”, vijon njoftimi.

“Të njëjtit  në bazë të ligjit 08/L-186 neni 233 paragrafi 4 i është shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro-ve, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në  afat prej tre (3) muajsh dhe dy (2) pikë negative”.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected]  dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

Të ngjashme