ShowBiz
“Ninulla e Vetmisë”, publikohet nga Luiz Ejlli
Demokracia
21:52 | 20 Dhjetor 2023

Share:

Artisti shkodran, Luiz Ejlli, ka publikuar ditën e sotme (e mërkurë) një projekt të ri muzikor.

“Ninulla e Vetmisë” mban titullin kjo këngë, të cilën e solli të shoqëruar me një video.

Ai ka bërë një interpretim të mahnitshëm, ku tashmë edhe shquhet për vokalin e veçantë.

Foto: Screenshot/YouTube

Muzika dhe teksti është shkruar nga Petro Xhori me miksim dhe masterizim nga Xhumill Fyell.

Për videon vlen të ceket se u kujdes Cloudssblack.

Foto: Screenshot/YouTube

Menjëherë pas lansimit, fansat reaguan me komente pozitive, duke e përgëzuar për projektet që bën.

Luizi theksojmë se këtë vit ka qenë në vëmendje të madhe, ndër më të kërkuarit në mbrëmje e koncerte.

Të ngjashme
ShowBiz • 08 Maj 2024