ShowBiz
Bazë perfekte në fytyrë? Grimierja e yjeve të Hollywood ndan sekretin
Demokracia
23:22 | 07 Maj 2024

Share:

Hailey Bieber, Kendall Jenner, Jennifer Lopez dhe shumë yje të tjera të Hollywood, përveçse të suksesshme në fushën e tyre, kanë edhe një gjë të përbashkët: të njëjtën grimiere!

Mary Phillips është ajo që merret me grimin e tyre para sesioneve fotografike, eventeve apo takimeve të ndryshme duke i bëra ato të duken krejtësisht perfekte. Kjo është arsyeja pse kur profesioniste si Phillips ndajnë sekretet e tyre, ne mbajmë shënime. Kësaj radhe, grimierja përmes llogarisë së saj të re në TikTok zbuloi trukun e fundit që aplikon për të krijuar bazën perfekte për klientët e saj.

@makeupbymaryphillips lmk if you have questions! First video please be nice! Lol 🥰 #maryphillipsmakeup #maryphillipshack #contourtechnique #foundationhack #makeuphack ♬ Lo-fi hip hop – NAO-K


Rendi me të cilin aplikojmë shumicën e produkteve të grimit në fytyrën tonë është pak a shumë si më poshtë: fondatinë, korrektor, blush, bronzer dhe highlighter. Maria ndjek procesin e kundërt. Fillon me konturimin për të krijuar hijet dhe vazhdon me highlighter për t’i dhënë dritë lëkurës. Siç thotë ajo, “kjo teknikë është si krijimi i kockave të fytyrës në fillim dhe më pas lëkurës”.

Të ngjashme