Arte
“Ninull”, albumi i parë me këngë djepi
Demokracia
13:03 | 21 Shkurt 2021

Share:

Që nga muajt e parë brenda barkut të nënës e deri tek rritja, fëmijët shoqërohen me tingujt e ninullave të ndryshme, si qetësim për shpirtin e tyre.

“Ninull” titullohet albumi nga Hersi Matmuja dhe Ilaria Fantin, të cilat kanë përmbledhur ninullat nga e gjithë bota në një CD të vetme, shkruan Demokracia.com.

Kjo CD përmban ninulla turke, irlandeze, nga amerika latine, afrikane, italiane dhe ninulla shqip.

Albumi sjell nga e kaluara të gjithë trashëgiminë dhe dashurinë e gjysheve dhe nënave, për të fluturuar drejt së ardhmes duke përkundur fëmijet e të gjithë botës.

Në një intervistë në emisionin “Ftesë në pesë”, Hersi tregoi se ky album ishte vetëm fillimi i një projekti për të ndihmuar vajzat dhe gratë që presin të bëhen nëna.

‘Ninull’ mund ta dëgjoni në të gjitha platformat digjitale. /Demokracia.com/

Të ngjashme