Lajme
MINT e largon nga puna zyrtarin që shkroi statuse e dha pronocnime në televizion
Demokracia
15:40 | 03 Maj 2024

Share:

Zyrtari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ermal Kutllovci, me një vendim të Komisionit Disiplinor të kësaj ministrie është përjashtuar nga shërbimi civil. Kutllovci thotë se ky vendim arbritrar i këtij komisioni disiplinor ka ardhur pasi Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës (KPMSHCK), i kishte dhënë të drejtë ankesës së tij, duke e aprovuar dhe shfuqizuar masën e “largimit nga shërbimi civil”.

Në vendimin për përjashtim nga shërbimi civil, Kutllovcit ia kanë përmendur edhe shkrimet që i ka bërë në rrjete sociale, letrën që ia ka shkruar kryeministrit Albin Kurti dhe një deklaratë për televizionin T7.

“Përpos arsyejeve të cekura në vendimin e parë e të cilat i ka anuluar Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës, çuditërisht ceken deklarimi im për Televizionin T7, reagimet e mia në rrjetin social Facebook dhe shkresa drejtuar vet Kryeministrit të Kosovës”, ka shkruar Kutllovci.

Të ngjashme