Sport
Ngjarje e rëndë në futbollin kroat: Një tifoz pësoi infrakt në tribunë, reagimi i shpejtë i shpëton jetën
Demokracia
15:26 | 04 Shtator 2022

Share:

Një tifoz i Osijekut ka pësuar infrakt në tribunë.

Pak para fillimit të ndeshjes Osijek – Shibenik, në tribunën e lindjes, ka pasur një dramë të vërtetë, njoftojnë mediat kroate, transmeton Demokracia.com.

Gjegjësisht, një tifoz i vendasve ka pësuar sulm në zemër.

Tifozët në mënyrë të grumbulluar i kanë ardhur atij në ndihmë, së bashku me stafin mjekësor në stadium.

Mjekët e kanë kthyer në jetë tifozin, pas intervenimit të shpejtë dhe e transferuan me urgjencë në spitalin e Osijekut.

Ndryshe, ndeshja në fjalë u mbyll baras 1:1./Demokracia.com/

Të ngjashme