Sport
Napoli i pandalshëm në Serie A, vazhdon me fitore dhe rrit diferencën me vendin e dytë
Demokracia
20:21 | 08 Nëntor 2022

Share:

Napoli e ka regjistruar një tjetër fitore në Serinë A italiane duke triumfuar në shtëpi kundër Empolit.

Napolitanët kanë triumfuar 2:0 ndaj Empolit në “Diego Armando Maradona”, në kuadër të javës së 14-të, shkruan Demokracia.com.

Golin e parë për të besuarit e Spallettit e ka realizuar Lozano nga pika e bardhë e penalltisë.

Dy minuta pa përfunduar koha e rregullt Zielinski shënoi golin e dytë për Napolin dhe të fundit në këtë përballje.

Me këtë fitore, Napoli ka 38 pikë në pozitën e parë, 11 më shumë se Milani që ka një sfidë më pak të luajtur. Empoli është i 14-ti me 14 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme