Sport
Munishi: Granit Xhaka e ka përgatitur një festë të veçantë nëse shënon ndaj Serbisë
Demokracia
09:55 | 24 Nëntor 2022

Share:

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi ka deklaruar se Granit Xhaka, futbollisti shqiptar që përfaqëson Zvicrën në Kupën e Botës, ka përgatitur një festë të veçantë nëse arrin t’i shënojë gol Serbisë në Katar.

Zvicra dhe Serbia janë në Grupin G në “Katar 2022” së bashku me Brazilin dhe Kamerunin.

“Graniti e ka përgatitur një festë të veçantë. Unë nuk e zbulojë, por e di si do ta fesonte. Nëse e jep golin ndaj Serbisë është fjala. Do të jetë diçka fantastike. Do të jetë një festë fantastike. Do t’i ketë përmasat më të mëdha se të shqiponjës”, ka deklaruar Munishi në RTV Dukagjini, shkruan Demokracia.com.

Reprezentacioni serb nuk ka kujtime aspak të mira nga Granit Xhaka dhe bashkëlojtari tjetër i tij, shqiptari nga Zhegra e Gjilanit, Xherdan Shaqiri.

Këta të fundit i kishin realizuar dy gola në fitoren 2:1 të Zvicrës ndaj Serbisë në Botërorin e katër viteve më parë, duke i lënë fqinjtë verior të Kosovës pa kaluar grupin dhe duke e çmendur popullin serb me festën e tyre me simbolin e shqiponjës në sytë e gjithë botës./Demokracia.com/

Të ngjashme