Sport
Bayern Munich i prezanton fanellat e reja
Demokracia
10:48 | 06 Maj 2024

Share:

Kur kanë mbetur edhe pak javë drejt përfundimit të edicionit në Bundesliga, skuadra e Bayern Munich ka prezantuar fanellat e reja.

Këto fanella janë prodhuar edhe këtë herë nga kompania gjermane Adidas, të cilët janë edhe sponsorët e “Bavarezëve” për shumë vite.

Bayern, i kthehet ngjyrës tradicionale të tyre asaj të kuqes pasi këtë sezon, kishte fanellën e bardhë.

Ndërsa po ashtu tre nuancat e ngjyrave në fanellë, nderojnë edhe Bayernin si skuadra e vetme gjermane që ka fituar “Tripletën”.

Fanella do prezantohet për herë të parë në finalen e Kupës së Gjermanisë për femra, ku Bayerni do përballet me Wolfsburgun.

Ky edicion nuk ishte shumë i mirë për ekipin gjerman. Pas një kohe të gjatë nuk arritën ta fitojnë titullin Kampion të cilin ia rrëmbeu Bayer Leverkuseni.

Po ashtu, u eliminuan nga kupat shtetërore, ndërsa janë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Në këtë fazë, Bayerni ka punë me Real Madridin, me sfidën e parë që u mbyll pa fitues 2:2.

Të ngjashme