Lifestyle
Mjeku tregon arsyen e vërtetë pse jemi vazhdimisht të lodhur (VIDEO)
Demokracia
09:54 | 06 Dhjetor 2023

Share:

Lodhja është një problem me të cilin përballen shumë njerëz dhe në muajt e dimrit jemi më të ndjeshëm dhe plogësht se zakonisht. Fatkeqësisht, kjo mund t’i atribuohet një sërë çështjesh, nga sëmundjet kronike te rutinat e gjumit dhe të ushqyerit, duke e bërë të vështirë diagnostikimin e shkakut rrënjësor.

Megjithatë, mjeku Eric Berg zbuloi në kanalin e tij në YouTube se në shumicën e rasteve shkaku i lodhjes është shumë më kompleks.

“Isha i lodhur për një pjesë të mirë të jetës sime dhe e kapërceva atë. Mbaj mend që vozisja me gruan time në fund të të 20-tave, plotësisht i rraskapitur, duke u përpjekur të gjeja një dyqan ushqimesh të shëndetshme ku mund të blija vitamina që do të më jepnin më shumë energji”.

Berg thotë se në të vërtetë kishte nevojë të kuptonte se si trupi i tij krijon energji.

“Gjithçka fillon me mitokondritë. Ato janë si një fabrikë energjie, thellë në qelizat tona. Nëse jeni të lodhur, mitokondritë janë rrënja e problemit. Për të furnizuar mitokondritë siç duhet, duhet të hani ushqimin e duhur”, shtoi ai, raporton Index.hr.

Ai thekson se është e vështirë të mos ndihesh i lodhur nëse menyja jonë e përditshme përbëhet kryesisht nga ushqime të përpunuara.

“Një ushqim i tillë nuk ka asnjë faktor energjetik apo ushqyes që na nevojitet”, theksoi ai.

Sipas Harvard Health, ushqimet që përmbajnë acide yndyrore dhe proteina, si mishi i pulës, gjelit të detit, salmoni, tuna dhe arrat, mund të ndihmojnë në prodhimin e energjisë. Për sa i përket vitaminave dhe mineraleve të rëndësishme, Berg veçoi vitaminat e grupit B, magnezin, manganin, selenin, vitaminën C dhe koenzimën Q10.

“Ushtrimi dhe ekspozimi ndaj ujit të ftohtë mund të ndihmojnë në prodhimin e energjisë”, përfundoi ai.

Të ngjashme