Lifestyle
Mjeku: Hani vetëm 2 herë në ditë – mëngjesi dhe darka, të panevojshme
Demokracia
14:10 | 12 Janar 2024

Share:

Imazheristi dhe mjeku alternativ, Luçiano Bardhi, është shprehur se një njeri në moshë të madhe e ka të nevojshme të ushqehet vetëm 2 herë në ditë.

Ai tha gjithashtu se edhe në darkë nuk duhet konsumuar ushqim ‘i rëndë’, përveçse ndonjë gjë e lehtë.

“Të marrim një person të shëndetshëm. 2 herë në ditë po të hajë një person, është i mjaftueshëm. Në mëngjes fëmijët duhet ta konsumojnë me patjetër, sepse mitokondria e tij harxhon energji.

Ndërsa personat që janë adult, në moshë më të madhe, mëngjesin nuk e kanë të detyrueshëm, drekën patjetër që e ka dhe diçka të vogël pasdite.

Darka diçka të vogël, ndonjë çaj, ndonjë frut të thatë. Jo ushqime që të mërzisin mëlçinë e pankreasin”, tha Bardhi.

Të ngjashme