Sport
Misioni drejt “Play-Off”-it, Ballkani sonte luan 90 minutat e para ndaj Klaksvik
Demokracia
09:10 | 04 Gusht 2022

Share:

Ballkani sonte do ta zhvillojë ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës kundër KI Klaksvik.

Stadiumi “Fadil Vokrri” është arena e parë e përballjes ndërmjet kampionit të Kosovës dhe ekipit nga Ishujt Faroe me fillim nga ora 20:00, shkruan Demokracia.com.

Për Ballkanin kjo është një nga sfidat më të rëndësishme në histori të klubit, duke marrë parasysh se janë vetëm një rreth larg “Play-Off”-it të Ligës së Konferencës.

Ballafaqimi mes Ballkanit dhe Klaksvikut transmetohet direkt në RTK.

Për të ardhur deri në këtë rund, Ballkani eliminoi bindshëm La Floritën e San Marinos, kurse Klasviku mposhti Sutjeskën e Malit të Zi.

Në rast të kualifikimit tutje, në fazën “play-off”, Ballkani do të ndeshej me humbësin e ndeshjes Shkupi – Shamrock Rovers./Demokracia.com/

Të ngjashme