Sport
Miqësorja Çeki – Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare
Demokracia
19:48 | 08 Qershor 2021

Share:

Kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë mbrëmjen e sotme edhe miqësoren e dytë të muajit qershor.

“Kuqezinjtë” kësaj radhe përballë do të kenë kombëtaren evropian, Çekinë, shkruan Demokracia.com.

Për dallim nga hera e fundit, trajneri Edy Reja ka vendosur për disa ndryshime në formacion për këtë takim.

Në ndryshim nga ndeshja me Uellsin, nga minuta e parë sot do të jetë Lorenc Trashi në krahun e majtë, ndërsa krahu djathtë i përket Federic Veselit.

Kjo përballje do të zhvillohet në Pragë me fillim nga ora 20:45.

Formacionet zyrtare:

Çekia: Vaclik, Coufal, Celustka, Kalas, Boril, Kral, Suocek, Masopust, Darida, Jankto, Schick.

Shqipëria: Selmani, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Trashi, Kallaku, Bare, Abrashi, Veseli, Çikalleshi, Manaj. /Demokracia.com

Të ngjashme