Sport
Milot Rashica ka një festë të madhe në familje
Demokracia
19:55 | 19 Maj 2022

Share:

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka festuar sot ditëlindjen e dytë të djalit të tij.

Rashica që është pjesë e skuadrës së Norwichit në Premierligë, skuadër kjo që në fakt nga edicioni i ardhshëm do të luajë në një rang më poshtë të garave, ka publikuar imazhe nga festa e ditëlindjes së djalit të tij, Tianit, shkruan Demokracia.com.

Rashica është i martuar me bukuroshen Belkiz Kera më të cilën ka dy fëmijë. Ylli i kombëtares së Kosovës pritet që gjatë verës të ndryshojë ekip, kjo pasi ai vështirë se do të pranoj të luaj në Championship, derisa ofertat për të nuk mungojnë. /Demokracia.com

Të ngjashme